90 % e institucioneve në vend nuk zbatojnë ligjin e gjuhëve

Nuk ka më asnjë argument që do t’i shfajësonte institucionet shtetërore për mos-zbatim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, thonë nga Agjencia për zbatimin e gjuhëve. Sipas tyre, të gjitha institucionet kanë detyrim të prerë ta zbatojnë këtë ligj, pavarësisht nëse i kanë harmonizuar ose jo aktet e tyre nënligjore. Ndërsa është kompetencë e Inspektoratit t’i sanksionojë për çdo shkelje.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve hyri në fuqi më 14 janar të vitit 2019. Në afat prej 1 viti dispozitat e akteve të tjera ligjore duhet të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji. Në rast të mos-harmonizimit, Ligji për përdorimin e gjuhëve ka prioritet. Institucionet kanë pasur afat 6 mujor nga hyrja në fuqi, për ndryshime e tablove, memorandumeve, logove, vulave. Inspektorati për përdorimin e gjuhëve ka kompetencë të bëjë mbikqyrje inspektuese dhe të marrë masa- deklaroi Llazo Matovski, Agjencia për zbatimin e gjuhës.

Ndonëse të dhënat e fundit tregojnë se 90% e insitucioneve nuk e zbatojnë ligjin dhe pavarësisht paralajmërimit të institucioneve për ndëshkime, sanksione, në fakt, nuk mund të ketë të paktën edhe për 1 vit. Drejtori, Fatmir Iseni thotë se sapo u njoftua për zhbllokimin e konkursit për punësim të inspektorëve, që ishte shpallur në muajin shkurt por ishte pezulluar shkaku i zgjedhjeve dhe pandemisë. Iseni pret që procedura e punësimit të 4 inspektorëve të përfundojë shpejtë, gjithsesi për të dalë në terren atyre iu duhet të kryejnë trajnime 3 mujore dhe 9 mujore.

Ndërkohë nuk dihet kur Kuvendi do t’i vendos në rend dite mbi 200 ligjet që kryqëzohen me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe që rrjedhimisht do të duhet të harmonizohen. Nga ana tjetër, vendi nuk ka ende gati metodologjinë për zbatimin e vërejtjeve të Komisionit të Venecias. Grupi i punës që ishte themeluar për miratimin e metodologjisë, në krye me Ministrinë e Drejtësisë asnjëherë nuk është takuar për këtë çështje. Nga ky dikaster vonesat i aryetojnë poashtu me zgjedhjet dhe pandeminë, megjithatë nuk përgjigjen nëse planifikojnë të bëjnë diçka në këtë drejtim. Komisioni i Venecias kishte rekomanduar pezullimin e zbatimit të shqipes në gjyqësor me arsyetimin se kjo mund ta ngadalësonte funksionimin e gjyqësorit dhe të rrezikonte gjykimin e drejtë.  Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “90 % e institucioneve në vend nuk zbatojnë ligjin e gjuhëve

  • 04/27/2021 at 04:44
    Permalink

    Greetings! I know this is kinda off topic but I was wondering which blog platform are you using for this site?
    I’m getting sick and tired of WordPress because
    I’ve had problems with hackers and I’m looking at alternatives for another platform.
    I would be fantastic if you could point me in the direction of a good platform.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *