PËRDORNI RRUGËT ALTERNATIVE PËR TË HYRË NË SHKUP, GJATË PERIUDHËS SË NDËRTIMIT TË BULV.ALEKSANDRI I MAQEDONISË

Qyteti i Shkupit bën thirrje tek të gjithë qytetarët që të përdorin rrugët alternative për të hyrë në qytet, përshkak të rikonstruksionit të bulevardit Aleksandri i Maqedonisë në komunën e Gazi Babës, e cila është në vijim.

Qytetarët mund të hyjnë në Shkup përmes unazës së Shkupit, në shkyqje në afërsi të lagjes Radishan, përmes bulevardit të ri Hristijan Todorovski Karposh drejt komunës së Çairit si dhe shkyqjes në lagjen Vizbeg drejt Momin Potok dhe lagjes Vollkovo drejt komunës Gjorçe Petrov.

Në shkup këto ditë po zhvillohet ofensivë e madhe ndërtimore për ndërtimin dhe rinovimin e rrugëve të qytetit – bëhet depërtimi i rrugës Eseninova, kurse po rindërtohen rrugët Brigada Kosovo-Maqedonase, Llazar Liçenoski, Xhon Kenedi, Bllagoja Stefkovski dhe Vostaniçka, si dhe bulevardi Vidoe Smilevski Bato.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *