SHFUQIZIMI I PENSIONIMIT TË VONUAR, DO E GODET SHËNDETËSIN DHE ARSIMIN E LARTË!

Prof. Izet Zeqiri

Ligji i pensionimit të deritashëm që meshkujt të vendosin nëse do të dalin në pension në moshën 64, 65, 66 apo 67 vjeç, ndërsa femrat mund të zgjedhin nëse do të dalin në pension. dalin në pension në moshën 62, 63, 64 ose 65 vjeç, ka qenë zgjidhje në hap me vendet evropiane në sferën e pensionimit. Paralajmërimet për shfuqizimin e këtij ligji dhe kthimi i zgjidhjes së paraprake është hap shpejtuar i qeverisë dhe i gabuar dhe ka motive thjeshtë politike dhe partiake. Zgjidhja aktuale është në harmoni me vendet e regjionit dhe vendet evropiane të cilat kanë rritur moshën e daljes në pension p.sh. shumë vende evropiane pensionimin e kanë nga 65 deri 67 vite dhe ajo është e detyrueshme, e jo si vendin tonë që u lejohet punëtorëve tanë të zgjedhin sa vite të punojnë vetë.
Mosha mesatare e punonjësve të sektorit publik në Republikën e Maqedonisë Veriut që është 45,95 vjeç. Struktura e punonjësve të sektorit publik sipas përkatësisë së grupmoshës prej 56-64 vjeç është 22.43% e të punësuarve në sektorin publik dhe grupmosha e të punësuarve mbi 64 vjeç, aktualisht përfshin 0.98% e të punësuarve, qeveria dëshiron që të eliminon në të ardhmen angazhimin e punonjësve mbi 64 vjet të cilët aktualisht janë të angazhuar afër 1% apo mbi 1100 të punësuar dhe të mos jep mundësin e diku 10.000 punonjësve të ardhshëm të cilët janë në prag të 64 vjetëve të zgjedhin a do të pensionohen apo do të vazhdojnë punën.
Ky ndryshim i propozuar do ti godet arsimin ku të punësuarit nga 56-64 vjet është 20,68% kurse të punësuar me mbi 64 vjet janë 0,92% dhe shëndetësinë ku të punësuar në shëndetësi me moshë 56 deri 64 vjet janë në 24,59% kurse të punësuar mbi 64 janë 1,10% që vazhdojnë deri 67 vjet.
Duke u bazuar në këto të dhëna propozimi i qeverisë për të eliminuar mundësinë e vonimit të pensionit në 67 vjet, do ta godit arsimin e në veçanti arsimin e lartë ku disa fakultete mund të lihen pa profesorë, sepse ne aktualisht në universitete me orar të plot kemi 894 profesor ordinar dhe 576 in ordinar, pjesa e madhe e profesorëve janë në prag të 64 vjetëve. Kjo masë do ta godet edhe shëndetësinë ku spitalet do të ngelin pa mjekë me eksperiencë dhe profesionist, të njëjtat probleme mund të shfaqen në sektorin privat për disa profesione të pakta.
Kjo masë do të jetë e përkohshme dhe bëhet vetëm për motive politike dhe partiake për të hapur mundësi punësimi të ushtareve partiak të partnerëve të koalicionit qeveritar.
Të punësuar sipas grup moshave.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *