Oksford dhe Astrazeneca/ Covid 19, rinisin provat e vaksinës

Teksa bota po përballet sërish me një valë pandemie që sa vjen e po zgjerohet, po aq e madhe është dhe lufta mes kompanive për të arritur në prodhimin e një vaksine efektive kundër Covid-19. Pas një periudhe pauze për shkak të një efekti anësor që shkaktoi tek një pacient, më në fund është bërë e ditur se provat për vaksinën anti Covid nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca do të rifillojnë sërish. Të martën, AstraZeneca tha se studimet po ndërpriteshin ndërsa hetoi nëse efekti anësor i raportuar ishte i lidhur me vaksinën, por këtë të shtunë, Universiteti i Oksfordit deklaroi se tashmë është konsideruar e sigurt për të vazhduar me provat e saj. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *