Spektakël në Anfield, Liverpool e nis me fitore sezonin e ri, Leeds-it nuk i mjaftojnë 3 gola

Liverpool e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premier League duke rrëmbyer 3 pikë në garën për të mbrojtur titullin kampion.

Të besuarit e Jurgen Klopp kanë patur një ndeshje tejet të vështirë përballë debutuesve të Leeds që rikthehn në Premier League pas 16 vitesh mungesë.

Në fakt, ekipi i drejtuar nga Marcelo Bielsa bëri një paraqitje dinjitoze në Anfield duke i shënuar 3 gola kundërshtarëve.

Por Liverpool shënoi 4 herë, 3 prej të cilëve me egjiptianin Salah që ishte në superformë, edhe pse dy herë e pati më të lehtë nga pika e bardhë e penalltisë.

Protagonist ishte dhe Virgil van Dijk i cili realizoi një supergol me kokë duke e futur portierin në portë, por disa minuta më vonë i dhuroi një gol Bamfordit. Balkanweb/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *