Kosove/Maxhuni: Një kufomë u la pesë orë në dhomë me pacientët në QKUK

Artisti Nasim Maxhuni, ka reaguar për një rast jo të zakonshëm që ka ndodhur të dielën në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Maxhuni pretendon se një kufomë qëndroi pesë orë në dhomë me pacientë të tjerë. E sipas tij askush nuk ka marrë përgjegjësi që ta largojë të vdekurin.

“Kosova jonë e kalbun miq! Që 5 orë kufoma n’dhomë me plotë pacientë të tjerë aty, kurrkush nuk merret me këtë punë! Mos lypni viza miq, po kapni koferat lëshojeni këtë vend sa ma shpejtë që keni mundësi”, ka shkruar Maxhuni në llogarinë e tij në Facebook.

Lidhur me rastin drejtoresha e Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, ka thënë se është përgjegjësi e Qendrës operative dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, deri me tani askush nga MSh-ja nuk ka sqaruar apo dalë me ndonjë arsyetim. /Telegrafi/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *