Prioritetet e zv kryeministrit Grubi: Sistematizimi i 1359 të punësuarve

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik, Artan Grubi, në pres-konferencë për media thotë se Ministria për Sistem politik e ka trashëguar Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit. I pyetur nga TV21 se cilat janë tre prioritet e tij si zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik, ai u përgjigjë:

“Kjo ministri e trashëgoi Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit dhe erdhi si rrjedhoj e analizës cilësore të cilën e bëri Instituti Europian për paqe në bashkëpunim me OSBE-në dhe me BE-në dhe ishte një nga rekomandimet që Sekretariati të shëndërrohet në Ministri.

Sistematizimi i 1359 të punësuarve në këtë Ministri të cilët duhet të gjejnë vendin e tyre në institucionet e shtetit në qendër dhe në degët rajonale. Do të jetë avancimi i administratës, njohja e fakulteteve të tyre, do të jetë kohezioni shoqëror, ndërtimi i një Ministrie me të cilën do të reflekton në tërsi shoqërinë tonë”, u shpreh Grubi. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

119 thoughts on “Prioritetet e zv kryeministrit Grubi: Sistematizimi i 1359 të punësuarve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *