Abazoviç paralajmëron …zbulon se është nën mbrojtjen e policisë pas zgjedhjeve

Milo po përgatitet për kaos dhe nuk dëshiron ta dorëzojë pushtetin paqësisht. Kështu tha për gazetën e njohur gjermane Shpiegel.

Dritan Abazoviç, udhëheqësi i lëvizjes URA dhe zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi janë në qendër të vëmendjes jo vetëm në rajon, por edhe në mediat botërore.

Në një intervistë me të përjavshmen gjermane Spiegel, ai zbuloi se ai është nën mbrojtjen e policisë në mes të presionit të paparë që vuan pas zgjedhjeve.

I pyetur për tubimet e protestës para shtëpisë së tij në Ulqin, Abazovic u përgjigj:

– Nuk kam qenë atje atë natë. “Kur e mora vesh, së pari thashë me shaka: njerëzit erdhën të më mbështesnin … është e vërtetë, unë jam nën një presion të madh, aktualisht jam nën mbrojtjen e policisë,” tha ai, duke shtuar:

“Unë e di që ka shumë njerëz që mund të bëjnë diçka, por unë nuk kam frikë. Kërcënimet janë një çmim që ne paguajmë si politikanë. Dhe ato janë logjike në situatën aktuale, nëse merrni parasysh një gjë: pas një rezultati të tillë zgjedhor në vend ka shumë njerëz që kanë diçka për të humbur. “Mali i Zi kohët e fundit dëshmoi për herë të parë në historinë e tij zgjedhjen demokratike të një sundimtari dhe Presidenti Milo Gjukanoviç dhe DPS e tij pësuan humbje të mëdha zgjedhore.”

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

14 thoughts on “Abazoviç paralajmëron …zbulon se është nën mbrojtjen e policisë pas zgjedhjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *