Paketa e re qeveritare antikrizë fokus të varfërit dhe të larguarit nga puna

Sipas informacionit të deritanishëm, masat antikrizë nga pakoja e katërt ekonomike e shpallur për javën e ardhshme do të mbulojnë disa kategori të qytetarëve, do të ndihmojnë më të varfërit me kartela pagesore, kompanitë për pagimin e pagave, por gjithashtu do të inkurajojnë kthimin e të larguarve nga puna për shkak të pandemisë covid. Ndihma pritet në sektorët që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me procesin arsimor dhe kujdesin për fëmijët parashkollorë, por që nuk e kanë marrë më parë.

– Grupi i katërt i masave do të përcaktohet në fund të javës së ardhshme dhe do t’u ofrohet të gjithë aktorëve për të parë se çfarë lloj pakete financiare është, dhe sasia e ndihmës së ofruar për qytetarët dhe ekonominë është e lidhur ngushtë me ribalancin e dytë të buxhetit që është planifikuar, njoftoi dje Zëvendës Kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bitiqi.

Për të gjitha paketat e masave për mbrojtje nga koronavirusi, janë siguruar 550 milion euro, dhe deri më tani, siç tha Bytyqi, rreth 240 milion euro janë transferuar te qytetarët dhe ekonomia. als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *