U infektua me koronavirus/ Berlusconi: Ndër përvojat më të vështira në jetë

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është larguar të hënën nga spitali, 11 ditë pasi ka nisur trajtimin për koronavirus.

Ai e ka përshkruar këtë periudhë si “ndoshta më të vështirën në jetën e tij”.

Manjati mediatik, 83-vjeçar që ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus pasi është kthyer nga pushimet, është shtrirë në spitalin San Raffaele në Milano më 3 shtator.

“Tri ditët e para kanë qenë jashtëzakonisht të vështira”, u ka thënë ai gazetarëve teksa është liruar nga spitali.

Dy fëmijët e tij – vajza Barbara 36-vjeçare dhe djali Luigi, 31-vjeçar, po ashtu kanë qenë në kontakt me virusin.

“Ka qenë e vështirë. Duke iu falënderuar mjekëve, unë kam tejkaluar atë që ndoshta ka qenë përjetimi më i rëndë i jetës sime”.

Berlusconi ka qenë kryeministër italian tri herë gjatë periudhës 1994-2011. Miliarderi italian ka insistuar këtë muaj se do të vazhdojë aktivitetet e tij politike, pavarësisht testimit pozitiv për koronavirus.

Zgjedhjet rajonale do të mbahen këtë fundjavë në Itali, ashtu sikurse referendumi për zvogëlimin e numrit të deputetëve në parlament. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

82 thoughts on “U infektua me koronavirus/ Berlusconi: Ndër përvojat më të vështira në jetë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *