Aktivistja Sevdie Ahmeti: Si u përdhunuan 20 mijë gra kosovare nga forcat militare serbe?

Emisioni Exclusive “Krimi I padënuar që flet”, prodhimi i vitit 2014, me gazetare Valdete Osmani sjell historinë dhe dëshmitë e gjalla të grave dhe vajzave kosovare të perdhunuara gjatë luftës së Kosoves nga forcat paramilitare serbe. Abuzimet seksuale ndaj 20 mije femrave kosovare janë histori që kane ngelur në memorien e tyre personale dhe qe asnjehere nuk kanë gjetur drejtësinë. Shoqëria partiarkale dhe mungesa e institucioneve të Kosovës e kanë bërë më të rëndë jetën e tyre të përditshme. Disa prej këtyre femrave kanë tentuar edhe vetëvrasjen prej paragjykimeve, nga shoqëria që nuk e kupton dramën që keto femra kanë kaluar, duke e bërë te veshtirë dhe jetën e tyre familjare. Institucionet Kosovare janë treguar neglizhente dhe nuk kanë ofruar ndihmën pavarësisht se këto femra sot vuajnë dhe nga probleme shëndetësore. Përjetimet dhe makthet e tyre tregojnë më së miri krimet e ushtrisë serbe që sot jetojnë të lirë pa pasur asnjë lloj pasoje. Disa prej grave të përdhunuara kanë abortuar dhe femijët gjatë asaj periudhe ndërsa disa prej tyre e kanë te vështirë të kenë një jetë familjare. Organizatata joqeveritare në Kosovë kanë bërë përpjekje për të ndihmuar gratë e abuzuar, por janë hasur me vështirësi pasi familjarët e këtyre grave dhe shoqëria nuk kanë qënë ndihmuese dhe bashkëpunuese. Dëshmitë e tyre nuk u përdorën sa duhet as në proçeset gjyqësore ndaj ish udhëheqësve të Jugosllavisë, madje edhe u asgjesuan nga misioni i UNMIK-ut. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

21 thoughts on “Aktivistja Sevdie Ahmeti: Si u përdhunuan 20 mijë gra kosovare nga forcat militare serbe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *