Covid19 ka depërtuar edhe në shkolla fillore në Danimarkë

Këto ditë është shtuar numri i të infektuarve me covid19 në Kopenhagë dhe në gjithë Danimarkën. Numri i të infektuarve është rritur në mbi 300 persona në ditë, veçanërisht pas 1 shtatorit! Nga dita e hënë e kësaj jave, covid19 ka depërtuar edhe në shumë shkolla fillore në Kopenhagë dhe në disa qytete tjera në Danimarkë. Shumë shkolla të Kopenhagës kanë ca nxënës ose mësimdhënës të infketuar. A thua kjo do të jetë vala e dytë e infektimit me covid19?!

Për shkak të numrit të madh të të infektuarve, Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës ka shtuar masat për të parandaluar shpërndarjen e virusit covid19.

Masat e reja hynë në zbatim nga dita e enjte 17/9 dhe përfshin këto kufizime:

-orar i ri për lokalet shërbyese ushqimore deri në ora 22

-policia të ndaloje mbledhjet e banorëve në grupe të mëdhaja

-mbajtja e maskës në lokale shërbyese ushqimore

-ndarja e lokaleve shërbyese ushqimore sipas rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë

-mbajtja e distancës

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk bëhet më fjalë për mbyllje totale për gjithë shtetin, dmth edhe me u rrit numri shumë, përvoja na tregon se nuk do të vihet më gjithë shteti në karantinë. Aktuale.dk/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *