MAPAS: Shtylla e dytë dhe e tretë e pensionit vazhdojnë të rriten edhe në kushte krize

Deri në fund të gushtit të këtij viti në fondet pensionale vullnetare janë regjistruar 547.616 anëtarë, ndërsa vlera e përgjithshme e mjeteve të tyre të akumuluara tejkalon 1,37 miliardë euro.
Edhe krahas pandemisë të shkaktuar nga Kovid-19 mjetet e akumuluara në fonde në tremujorin e dytë të këtij viti kanë shënuar rritje prej 7,9% në
krahasim me tre muajt e parë të vitit 2020.
“Edhe krahas sfidave që i imponoi Kovid-19 kriza, sigurimi pensional i
financimit kapital që është segmenti i dytë sipas madhësisë së aktivit në
suaza të sistemit financiar, menjëherë pas sektorit bankar, ka mbetur i
qëndrueshëm dhe vazhdoi me rritjen e vet. Njëherësh, mjetet e përgjithshme të akumuluara në fondet pensionale private vullnetare me të cilat udhëheqin shoqatat pensionale në tremujorin e dytë të këtij viti shënojnë rritje prej 7,9% në krahasim me tre muajt e parë të vitit 2020”, informojnë nga MAPASi.
Maksut Ali, kryetar i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të
Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS thotë se sot, në Ditën е Kushtuar Ndërgjegjësimit të Pensionistëve – 15 Shtatori, performansat e
financimit kapital të sigurimit pensional janë në të vërtetë inkurajuese.
“Ata kontribuojnë për rritje të mëtejshme të besimit në MAPAS e cila kryen
mbikëqyrje të punës së shoqatave pensionale, fondeve pensionale të
detyrueshme vullnetare, si dhe rojtarëve të pronës dhe të menaxherëve të
huaj të mjeteve, janë qëllimi përfundimtar që t’i mbrojë interesat e anëtarëve të fondeve pensionale”, potencoi Ali.
Nga MAPAS-i bëjnë të ditur se thek i veçantë në informimin e opinionit,
veçanërisht në suaza të aktiviteteve për shënim vjetor më 15 shtator – Dita e Ndërgjegjësimit të Pensionistëve, do të vendoset në rritjen e ndërgjegjësimit te të rinjtë për të se vendimet e vërteta për pensionin e tyre duhet t’i marrin që tani, gjegjësisht me punësimin e tyre të parë, e jo para pensionimit. ar/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *