Mariçiq: Regjistrim i popullsisë në prill të vitit 2021, “European Western Balkans”: Numëroni qytetarët derisa i keni

Pas pothuajse dy dekadave, sipas të gjitha paralajmërimeve, në pranverë më në fund do të dihet sa jemi.

“Tani nuk ka kohë për të pritur, sepse për një vit do të ketë zgjedhje lokale. Përcaktimi i Qeverisë dhe i Entit Shtetëror për Statistikë është  – Regjistrimi i Popullsisë të realizohet para zgjedhjeve lokale”, u shpreh Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Ai shton se për këtë kanë përcaktim të fuqishëm dhe marrëveshje në koalicion. Ligji i cili u dorëzua në Kuvend para zgjedhjeve, sërish do të futet në procedurë.

Së fundmi, edhe portali “European Vestern Balkans”, ka shkruar se Maqedonia e Veriut dhe Ukraina janë dy vendet e vetme evropiane të cilat nuk kanë pasur regjistrim që nga viti 2010.

Regjistrimi i fundit në vend është realizuar në vitin 2002. Në vitin 2011 kishte përpjekje për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, por i njëjti u ndërpre me vendimin e Qeverisë së atëhershme të VMRO-DPMNE dhe BDI. Për këtë rast PPS hapi lëndë, ku u përfshinë lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski. tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *