NPK “Tetova”, 300 punëtorë pa kontribute të paguara

300 të punësuarit e Ndërmarrjes publike komunale “Tetova” për gjashtë muaj janë pa kontribute të paguara.  Ata gjatë ditës së sotme kanë protestuar  duke kërkuar kontributet e tyre ose në të kundërtën sic thanë do ta lënë qytetin pa pastruar. Sipas tyre shumica e tyre janë   të sëmurë me sëmundje kronike ndërsa rrogat që i marrin u shkojnë të gjithë në barna.

“Protestoj se gjashtë vjet e gjashtë muaj jam pa sigurim, pa vendim punë plus asaj  çdo muaj nga dy mijë denarë më mungojnë edhe nuk kam ku të ankohem”, tha një punëtor i NPK “Tetova”.

“Për sigurimet protestojmë në vend që t marrim 200 denarë barnat ne i marrim 2000 denarë  mua më shkon rroga vetëm për barna kum shkuar ti marr kam ardhur  nga shati kohën e pandemisë dy muaj e gjysmë nuk kam qenë  pasi që jam i sëmur nga zemra ka edhe nga ata që marrin nga 8 mijë denarë barna”, shtoi një tjetër punëtor.

“ Po si bëjnë, na pretuan para një muaj edhe sa i bëjnë”, potencoi një punëtor tjetër i NPK “Tetova”.tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

98 thoughts on “NPK “Tetova”, 300 punëtorë pa kontribute të paguara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *