Pamjet e rënda/ Shpërthimi i fuqishëm te ura e Nesherakut! I mbuluar nga gjaku, Preng Gjini në makinën e shkatërruar (detajet)

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar te ura e Nesherakut në kryeqytet.

Mësohet se ka shpërthyer një makinë nga tritoli, tek ura e stacionit të fundit të Tiranës së Re.

Ndërsa pamjet e para nga vendngjarja tregojnë Preng Gjinin, shënjestrën e atentatit të mbuluar nga gjaku, i cili është transportuar në spital. Në total nga ngjarja janë tre të lënduar, mes tyre një shtetas italian, Silvano Barbadoni, këmbësor i rastit.

Top Channel mëson se nga shpërthimi janë dëmtuar dhe mjete të tjerë që ishin afër makinës që iu vendos tritoli.

Ngjarja ka krijuar panik dhe kaos te qytetarët e pranishëm në vendngjarje, pasi zona ku ndodhi ngjarja është mjaft e populluar.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *