RIKONSTRUKSION DHE SHTIGJE PËR BIÇIKLETA NË BULEVARDIN 8 SHTATORI

Nga sot, ekipet e Qytetit të Shkupit po rindërtojnë bulevardin 8.Shtatori, në pjesën nga bulevardi Ilinden deri te rruga Skupi. Gjatë punimeve të ndërtimit, rruga do të rikonstruktohet plotësisht, trotuaret do të riparohen duke i zëvendësuar skajoret e dëmtuara, si dhe pusetat dhe ulluqet ekzistuese do të nivelizohen, në të dy drejtimet, në gjatësi prej 980 metrash.

– E filluam rikonstruksionin me trotuaret dhe shtigjet e biçikletave, dhe gjatë javës do të transferohen punimet në rrugë. Bëhet fjalë për një relacion të gjatë 980 metra, që është arteria kryesore që lidh vendbanimet Karposh 2, 3 dhe 4 me Zllokuçanin, Bardovcën, Momin Potok dhe vendbanime të tjera në pjesën veriore të qytetit. Do të ndërtojmë edhe një shteg të ri për biçikleta i cili do të kompletojë të ashtuquajturin Konektorin numër 5 dhe do t’i lidhim vendbanimet Karposh, Zllokuçani dhe Bardovci me rrugën e biçikletave në bregun e lumit Vardar. Do të formojmë edhe një rresht të ri drurësh prej rreth 100 drunj si dhe do të rregullojmë zhardinierën e mesme – tha sot kryetari Shilegov.
Për rikonstruksionin e bulevardit 8.Shtatori do të investohen 43 milion denarë, përfshirë TVSH-në, dhe punimet e ndërtimit duhet të përfundojnë brenda 40 ditësh.

Bulevardi 8.Shatori është rikonstruksioni i dhjetë që Qyteti i Shkupit i fillon në dy javët e kaluara. Prandaj, Shilegovi u bëri apel qytetarëve që të tregojnë durim derisa të zgjasin punimet në rrugë, për ta pritur dimrin me rrugë të rikonstruktuara në të gjitha komunat.

Është e rëndësishme të theksohet se 2 vjet më parë Qyteti i Shkupit në bulevardin 8.Shtatori ndërtoi shteg biçikletash nga rruga Varshavska deri te mbikalimi te “Alksandar pallas”.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *