Rriten rastet në Greqi, 310 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, masa të rrepta në Atikë

Greqia i është afruar rekordit të zi të rasteve, duke regjistruar plot 310 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Po ashtu janë shënuar edhe 3 viktima, të cilat e çojnë bilancin total në 313 nga COVID-19 gjatë gjithë pandemisë në Greqi.

Por ndërkohë qeveria greke nuk ka toleruar më, dhe pas shtimit të rasteve sidomos gjatë shtatorit, tashmë ka vendosur masa të rrepta për zonën që po nxjerr më shumë të infektuar, që është dhe rajoni kryesor, Atika aty ku ndodhet kryeqyteti grek Athina.

Sipas vendimeve më të fundit, maska do të jetë e detyrueshme në ambientet publik si tregjet, kinematë, teatrot, vendet e punës, stacione autobusi. Ndërkohë dyqanet do të jenë të hapura deri në 22:00 të natës dhe jo më shumë. Restorantet duhet të marrin masa që në tavolinë mos ulen më shumë se 6 persona. Balkanweb/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

17 thoughts on “Rriten rastet në Greqi, 310 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, masa të rrepta në Atikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *