Sa do të kushtojë pakoja e katërt ekonomike? Më shumë para, por do të varet nga rebalanci i buxhetit

Sa do të kushtojë seti i masave qeveritare për mbështetjen e ekonomisë vendase, zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë shuma do të jetë shumë më e madhe dhe do varet nga rebalanci i buxhetit. Vlerësimi i saktë, siç shtoi ai, do të dihet javën e ardhshme pasi që të bëhen kalkulimet për pjesën e shpenzimeve e të gjithë institucioneve.

“Atë që mund të them, do të jetë pako më e madhe ekonomike, do të përfshijë më shumë njerëz. Andaj mendoj se do të jetë më e madhe dhe këtë e ndërlidhi me rebalancin, varësisht se cilat janë vlerësimet dhe proceset për rebalanc do të fillojnë menjëherë”, u shpreh zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Deri më tani, siç tha Bytyqi, në llogari të qytetarëve dhe bizneseve kanë shkuar 240 milion euro. Ai nuk sheh hapësirë për shqetësim nëse vjen deri te huamarrjet e reja dhe se të njëjtat më vonë mund të godasin xhepin e qytetarëve.

Në lidhje me këtë reagoi sot opozitarja DPMNE.

“Në vend që paratë të shkojnë te populli, masa anti-krizë morën kompanitë e Nina Angellovskës dhe Zaevëve, ndërsa populli mbeti pa para. LSDM i përdori institucionet për interes personal” thonë nga opozitarja VMRO-DPMNE.

Dje edhe kryetarja e Lidhjes së odave ekonomike, Daniella Arsovska reagoi se biznesi është i prekur nga kriza me pandeminë dhe kompanitë nuk janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet mujore.

Bizneset janë shumë të prekura nga kriza me pandeminë kështu që nuk janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet mujore, po thellohen në borxhe. Pres që me pakon e 4, kompanive tu mundësohet mbështetje e drejtpërdrejtë financiare, posaçërisht atyre që kanë qenë të obliguar të mbyllen si dhe të mundësohet edhe kredi pa interes”, tha Daniella Arsovska, Kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike.

Zv.kryeministri Bytyqi informoi se 70% e mjeteve nga huamarrjet janë përdorur për likuiditet më të mirë të Buxhetit, ndërsa 30% tjera, siç tha ai, Qeveria ende i ka në dispozicion dhe të njëjtat do të jenë bazë për fillimin e planifikimeve të mëtutjeshme. tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Sa do të kushtojë pakoja e katërt ekonomike? Më shumë para, por do të varet nga rebalanci i buxhetit

  • 11/05/2021 at 07:13
    Permalink

    955374 899087Thank you for the auspicious writeup. It in reality was a amusement account it. Look complicated to far delivered agreeable from you! Nevertheless, how can we keep in touch? 863458

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *