Asosacioni në Bruksel/ Thaçi kundër: Gabim i madh

Hashim Thaçi ka dalë kundër hapjes së temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit. Për presidentin, ky është një gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”.

Të enjten zhvillohen në Bruksel bisedime mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh. Në to pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo e pretendimeve financiare dhe të pronësisë. Por Thaçi e sheh diskutimin e Asociacionin ne kryeqytetin belg si “fillim të instalimit të Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës”.

Ai shtoi se dhe diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit, duke theksuar se këto tema e kane marrë zgjidhjen në kuadër të paketës Ahtisari që parapriu shpalljen e pavarësisë.

Presidenti kërkoi nga Kuvendi i Kosovës që ta trajtojë urgjentisht siç tha këtë hap të rrezikshëm të ekzekutivit përmes një rezolute, “me të cilën kryeministrit i ndalohet të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe për tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror”. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

52 thoughts on “Asosacioni në Bruksel/ Thaçi kundër: Gabim i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *