BDI zyrtarizon kandidatët për zëvendës ministra

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka finalizuar listën e zëvendës ministrave në Qeverinë e re.Kjo u bë e ditur mbrëmë në TVM2 nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili tha gjithçka është finalizuar dhe se emrat pritet të votohen në Qeveri.Zëvendësministër i MPB-së, Nazim BushiZëvendësministër i Drejtësisë, Agim NuhiuZëvendësministër i Mbrojtjes, Bashkim HasaniZëvendësministër Transport dhe Lidhje, Bekim RexhepiZëvendësministër i Shëndetësisë, Dr.Ilir HasaniEmërimi i tyre vjen pas shumë zërave dhe listave të publikuara të kandidatëve të ndryshëm nëpër portale. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim pritet që të votohen zëvendësministrat. Ai tha se po zhvillon bisedime dhe konsulta me kandidatët dhe se ky proces është drejt finalizimit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *