Fon der Lajen: Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës

Në fjalimin e saj vjetor për gjendjen në Bashkimin Evropian, Ursula Fon der Lajen theksoi se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë paraqesin vendim historik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Këtë vendim ajo e lidh me marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës, duke aluduar në rrugën e mëndafshtë, projekti i madh ekonomik kinez i cili kalon nëpër rajonin ballkanik.

“Vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sivjet ishte një hap historik, e ardhmja e rajonit është në BE, ndajmë histori të njëjtë dhe fat të njëjtë, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, ata janë etapë e rrugës së mëndafshtë”, deklaroi Ursula Fon der Lajen.

Ajo konfirmoi se gjatë javëve të ardhshme Komisioni Evropian do të prezantojë paketë të re për rimëkëmbje ekonomike për të gjithë rajonin.

Sipas informacioneve të MIA-s pritet që Komisioni Evropian të ndajë rreth nëntë miliardë euro për zhvillim rajonal të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash në pjesën e projekteve infrastrukturore dhe lidhjen e vendeve të rajonit mes vete.

Raporti për progres të reformave për Maqedoninë e Veriut dhe të vendeve të tjera të rajonit, të njohur si Paketë për zgjerim, duhet të publikohet më 6 tetor, sipas burimeve të MIA-s.

Presidenca gjermane pret në nëntor vendet anëtare të japin dritë të gjelbër për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën, gjegjësisht hapje efektive të kapitujve të parë të negociatave.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Fon der Lajen: Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës

  • 09/03/2021 at 11:19
    Permalink

    Yes! Finally someone writes about 바카라카지노.

    Reply
  • 08/02/2021 at 00:15
    Permalink

    I’ve been browsing on-line greater than three hours today, yet I by no means discovered any interesting article like yours. It¦s beautiful price sufficient for me. Personally, if all web owners and bloggers made just right content as you did, the web will probably be much more helpful than ever before.

    Reply
  • 04/24/2021 at 00:35
    Permalink

    When someone writes an piece of writing he/she maintains
    the plan of a user in his/her brain that how a user can understand it.
    So that’s why this post is great. Thanks!

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *