Alarm për bombë në Shkup, ndërpritet qarkullimi në rrugën “Aradhet Partizane”

Alarm për bombë në rrugën “Aradhet Partizane”. Policia ka ndërprerë qarkullimin rrugor deri te rruga “Franklin Ruzvelt”. Në vendngjarja ka një numër të madh forcash policore. Alsat mëson nga burimet e tij se ekipet e kriminalistikës dhe çmontimit kanë dalë në vendngjarje. Besohet se bomba sipas alarmit është vendosur në afërsi të Fakultetit të Arkitekturës, respektivisht në perimetrin në afërsi të furrës “Silbo” dhe bibliotekës “Vëllezërit Milladinov”.

Por, burime të Alsat brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftojnë se pas vendosjes së perimetrit të sigurisë dhe kryerjes së kontrolleve, është vërtetuar se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm për bombë në rrugën “Aradhet Partizane”. Sipas informacioneve jozyrtare bëhet fjalë për dy peshore, që kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Tashmë policia ka zhbllokuar trafiku drejt rrugës “Franklin Ruzvelt”, që ishte bllokuar për shkaqe sigurie.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Alarm për bombë në Shkup, ndërpritet qarkullimi në rrugën “Aradhet Partizane”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *