Covid-19, 4537 raste të reja në 24 orë, Izraeli vendi i parë në botë që rikthen lockdown

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4537 raste të reja me coronaviorus në Izrael, me një ulje të lehtë në krahasim me pikun e djeshëm me 5000 raste.

Është rritur numri i tamponëve me 51378, përqindja e të infektuarve është me 8,8%, rastet aktive 44.984 ku 549 janë në gjendje të rëndë dhe rreth 140 të intubuar.

Viktimat janë në total rreth 1165. Ndër të tjera qeveria ka aprovuar hyrjen në lockdown që do të nisë nga nesër në orën 14 dhe do të zgjasë të paktën 3 javë. Gjithsesi nga ky lockdown ka një sërë përjashtimesh, mbi të gjitha në pjesëmarrjet në ceremonitë fetare, që kanë ngjallur çudi dhe debate në media.

Flitet edhe për një shtrirje të madhe të bllokimit që ka të bëjë me shkollat, por për momentin nuk ka akoma një qëndrim konciz. Izraeli është vendi i parë në borë që i rikthehet lockdownit. Balkanweb/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *