Franca raporton rekord të ri ditor me më shumë se 10,000 raste me Covid19 – mkalb

Franca ka regjistruar 10,593 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke vendosur një rekord të ri ditor dhe duke çuar numrin e përgjithshëm në 415,481, thotë ministria e shëndetësisë transmeton aljezeera.

Rekordi i mëparshëm ishte 10,561 raste të reja në një ditë, regjistruar në 12 Shtator. Rritja është rezultat i një shkalle më të lartë infeksioni, por edhe i një rritjeje masive në testime.

Qeveria ka bërë testimin COVID-19 falas, duke rezultuar në radhë të gjata në qendrat e testimit në qytete anembanë Francës.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *