Hapja kufijve, javën e ardhshme?!

Vendet e rajonit, javën e ardhshme pritet të vendosin përfundimisht për kalimin e kufijve pa kushte. Ndonëse qëndrimi i autoriteteve shëndetësore ishte i njëjtë edhe javës që shkoi, ndryshimi i regjimit të lëvizjes së lirë të shtetasve të rajonit do të merr epilog në takimin e radhës “on-line” ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimorë, Bullgarisë e Greqisë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se meqë situata epidemiologjike është konstatuar të jetë e ngjashme në të gjithë rajonin, autoritetet e rajonit kanë unifikuar një këshill koordinues për të vepruar bashkërisht në vendimmarrje për luftën kundër pandemisë. Por, paraprakisht duhet të hiqet kushti për testin PCR për të kaluar kufirin.

Një javë më parë, Filipçes i erdhi në vizitë homologu kosovar Armend Zemaj, të cilët thanë se gjatë kësaj jave do të vendoset për kufijtë, gjë e cila nuk ndodhi. Krerët e shëndetësisë patën përmendur që heqja e PCR-testit negativ mund të zëvendësohet me test serologjik, test të shpjet 15 minutësh në kufi ose edhe me heqjen e tërësishme, vetëm duke mbajtur maskat dhe mjetet për dezinfektim.

Një ditë më parë, zëvendëskryeministrat e dy vendeve Trahiri dhe Grubi u takuan në Shkup, por pos zotimeve deklarative nuk i thanë publikut për ndonjë vendim të marr në lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të dy vendeve apo edhe të rajonit. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

50 thoughts on “Hapja kufijve, javën e ardhshme?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *