QYTETI I SHKUPIT RREGULLON KUART TË RI NË AERODROM

Në sipërfaqen ekzistuese të gjelbër prej 2.000 metra katrorë në kryqëzimin midis bulevardit Jane Sandanski dhe rrugës Vlladimir Komarov në Komunën e Aerodromit, sot filloi ridizajnimi i lokacionit të tretë nga gjithsej 4 lokacione, të cilat Qyteti i Shkupit i rregullon në kuarte të gjelbra.

– Ky është lokacioni i tretë ku Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Skopje Lab po punon për rregullimin e sipërfaqeve të lëna pas dore në komuna të ndryshme. Rirregullimi i plotë i hapësirës pritet të përfundojë për 30 ditë dhe do të bëhet në bazë të anketave të kryera me popullatën lokale që graviton drejt këtyre sipërfaqeve. Janë analizuar shprehitë dhe nevojat e tyre në mënyrë që ta bëjmë këtë hapësirë në Aerodrom një kënd të këndshëm ku ata do të kalojnë kohën e tyre të lirë – tha Shilegov.

Vlera e projektit për rregullimin e kuartit të ri të gjelbër është rreth 3.7 milion denarë, ndërsa realizimi i tij pritet të përfundojë për 30 ditë.

Lokacioni u zgjodh nga qytetarët si një nga 7 vendet në Shkup të identifikuara në kuadër të Iniciativës të Skopje Lab dhe UNDP-së që filluan në vitin 2018. Përfshirja në këtë proces nënkuptonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e lokacioneve, por edhe në identifikimin e nevojave të tyre në secilin prej këtyre lokacioneve veç e veç. Grupmosha të ndryshme të qytetarëve u përfshinë në proces duke përdorur metoda cilësore dhe sasiore – onlajn pyetësorë, intervista në terren, vëzhgim, foto dokumentacion.

Në mënyrë plotësuese po punohet në hartëzimin e aktiviteteve dhe programit të ditës dhe natës, sjelljen e njerëzve dhe natyrës, mjedisin fizik mikro dhe makro, në mënyrë që të kuptohet më mirë konteksti ekzistues socio-kulturor.

Në fillimin e aktiviteteve për rregullimin e kuartit të ri të gjelbër ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës Aerodrom, Zllatko Marin.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “QYTETI I SHKUPIT RREGULLON KUART TË RI NË AERODROM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *