Sanksionohen 379 shoferë në Shkup, 101 prej tyre e kanë tejkaluar shpejtësinë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16.09) vazhdoi me kontrollimet e përfocuara aksionale në lëminë e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejt 379 sanksione, ndër të cilat për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë 17, tejkalim i shpejtësisë së qarkullimit 101 kundërvajtje, automjete të paregjistruara dhe teknikisht në gjendje jo të rregulltë 32, janë sanksionuar 41 motoçiklistë, 66 masa janë marrë ndaj automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregulltë dhe 68 automjete janë mënjanuar nga automjeti special “marimanga”, kurse janë shqiptuar edhe 78 sanksione për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse.

Kontrollimet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *