Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj.

Në këtë takim palët biseduan për bashkëpunimin mes dy shteteve, rëndësinë e integrimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Evropian, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin politik.

Z. Menduh Thaçi theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian duke shkuar konform reformave sistemore të nevojshme. Gjithashtu, kryetari Thaçi tha që mbështetja e Shqipërisë si shtet fqinj është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *