U helmua një muaj më parë, lideri i opozitës ruse, Navalny nominohet për Çmimin Nobel

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, njoftoi Sergei Erofeyev, profesor sociologjie në Universitetin Rutgers në Neë Jersey.

Ai tha se Navalny ishte nominuar për çmimin nga një grup shkencëtarësh nga disa universitete, por ai nuk i bëri të ditur emrat e tyre.

Duke luftuar për të drejtat e njeriut në vendin tonë, për të drejtat politike dhe ekonomike, për të drejtën e votës dhe për drejtësinë, Navalny po jep një kontribut në luftën globale për këto ideale që po përballen me kohë të vështira,” shpjegoi Yerofeyev për televizionin e pavarur rus Dozhd, pa hyrë në detaje se kush e propozoi kandidaturën e tij.

Nominimet për Çmimin Nobel për Paqe dorëzohen nga shtatori deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, dhe sipas rregullave të Akademisë suedeze, e cila e jep atë, shpallet zyrtarisht vetëm emri i fituesit, ndërsa emrat e kandidatëve 50 vjet më vonë.

Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht në avion, teksa ishte ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.Balkanweb/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *