Cakaj ka vazhduar takimet me krerët qeveritarë, sot takim me KM Zaev

Sot, në Shkup, zhvillova edhe një takim shumë të vlefshëm me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev 🇦🇱🇲🇰.

Folëm hollësisht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndër-qeveritare dhe rëndësinë e punës së përbashkët për përparimin e mëtejmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lidhur me zhvillimet në rajon, mes tjerash, theksova se e vetmja zgjidhje e qendrueshme në procesin e bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që përfshin njohjen e ndërsjellë.

Ndërkohë, një lajm tjetër i mirë nga kjo vizitë: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

6 thoughts on “Cakaj ka vazhduar takimet me krerët qeveritarë, sot takim me KM Zaev

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *