Juventus gjen më në fund sulmuesin, Edin Dzeko vishet bardhezi

Edin Dzeko do të jetë sulmuesi i ri i Juves, nuk ka asnjë dyshim në këtë pikë, është thjeshtë çështje procedurash që boshnjaku të transferohet zyrtarisht në Torino. Dzeko zbarkoi këtë mëngjes në Trigoria, qendrën stërvitore të Romës, për tu përshëndetur me shokët e tij. Përtej emrave të shumtë që kanë qarkulluar këtë kohë, mbi të gjitha ai i Luis Suarez, Dzeko ka qenë që në momentin e parë i preferuari i Andrea Pirlos. Për arsye taktike dhe për lidership, Pirlo kërkoi boshnjakun me insistim dhe tashmë do ta ketë në dispozicion.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *