ASH: Thirjet antishiptare të “komitëve” edhe njëherë dëshmuan mentalitetin e tyre primitiv.

“Komitët ” janë shembulli më i keq i tifogrupeve që edhe kur humb ose kur fiton ekipi i tyre mllefin ose gëzimin e shprehin tek dëshira për “shqiptarin e vdekur”. Përmes këtij teksti reagon ASH

Janë këta tifoz komit frikacak që burrërinë e tyre mundohen ta tregojnë tek ai shqiptari i pafajshëm, që shikon punën e vetë. Por ky vandalizëm me brohoritje antishqiptare dhe ksenofobike jo që nxjer në pah edukatën e tyre familjare, por vë në sprovë institucionet dhe organet shtetërore që duhet ta mbrojnë rendin dhe qetësinë, që për 30 vite me rradhe përpos një komunikate, se po hulumtohet rasti për gjetjen e personave qe prishin rendin publik dhe rrezikojne tensione ndëretnike ata kur nuk e ndëshkuan një “tifoz komit” që e dëshiron shqiptarin e vdekur.

Është koha që tifozët komit ta kuptojnë se bëjnë gabim me brohoritjet e tyre anti shqiptare, dhe ta kuptojnë se eventet sportive kanë për qëllim që të krijojnë afërsi dhe tolerancë duke i bashkuar popujt por edhe njerëzit. Përderisa nuk do ta kuptojnë këtë do të ngelin tifozë primitiv .

Organet e rendit ta bëjnë punën e tyre që i obligon ligji, në të kundërtën do të vlerësohen si nxitës të këtyre brohoritjeve që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve!

Aleanca për Shqiptarët

19.09.2020

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

4 thoughts on “ASH: Thirjet antishiptare të “komitëve” edhe njëherë dëshmuan mentalitetin e tyre primitiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *