Cikloni ‘Ianos’! Shkon në 2 numri i viktimave në Greqi, gjendet në një përrua 63-vjeçari shqiptar

Shënohet viktima e dytë në Greqi nga Cikloni ‘Ianos’!

Viktima e dytë fatkeqësisht është një 63-vjeçar shqiptar, fermer, i zhdukur prej ditës së djeshme, nga Kardhitsa ndërsa e para ishte një grua në fshatin Vasili në Farsala.

63-vjeçari shqiptar u gjet në një përrua.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se raportohet edhe një e humbur po në qytetin e Kardhitses. Ajo është një grua 40-vjeçare e cila u zhduk kur po kalonte rrugën e përmbytur me makinë.

Në të gjitha zonat të cilat ka prekur cikloni Shërbimi Zjarrfikës ka pranuar mbi 2450 thirrje urgjente për ndihmë, ndërsa ka shpëtuar rreth 600 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet.

Zonat më të prekura nga cikloni janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali. Ndërkohë raportohet për shumë përmbytje pasi për shkak të reshjeve ka prurje të mëdha të ujërave të lumenjve. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

17 thoughts on “Cikloni ‘Ianos’! Shkon në 2 numri i viktimave në Greqi, gjendet në një përrua 63-vjeçari shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *