Karaçeva nis ditën pa kazino e kontrabandë

Deri më tani në operacion janë arrestuar 10 policë dhe mbi 15 pjesëtarë të grupeve të kontrabandës.

Ishte raportuar se hetimi për këto rast ka nisur në muajin korrik të vitit të kaluar ndërsa në hetim janë përdorur edhe filmime të kryera nga ekipi i KALLXO

Rrjeti i kazinove në zonë ishte hapur pas vendimit të ish-qeverisë Haradinaj për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë.

Trekëndëshi i Karaqevës ishte identifikuar si zonë neutrale në mes Kosovës dhe Serbisë ku policia nuk kishte qasje për të vendosur rregullin.

Zona e lirë brenda pak muajsh është shndërruar në një shesh ndërtimi ku ishin ndërtuar 12 objekte dhe vendosur qindra aparatura të lojërave të fatit.

Grupet e kazinove janë të lidhura edhe me policët e arrestuar mbrëmë të cilët po ashtu janë duke u hetuar edhe për kontrabandim me mallra në zonën kufitare.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *