Man United assesi të kthjellet, e nis me humbje sezonin në Premier League, fiton Crystal Palace

Manchester United e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin në Premier League.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën 3-1 në shtëpi përballë Crystal Palace duke bërë që tifozët të presin akoma për pikët e para të këtij sezoni.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 7’, kur Townsend shënoi për 0-1. Shifrat u dyfishuan për skuadrën mike pasi VAR ndërhyri duke akorduar penallti në favor të Crystal Palaces.

Në minutën e 74’ ishte Wilfried Zaha i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar topin në rrjetë.

Pas këtij goli, Manchester United arritën që të reagojnë, por jo mjaftueshëm sa për të siguruar pikë. Ishte Donny van de Beek ai që shënoi në minutën e 80’ për 1:2, por goli në fund nuk pati shumë vlerë, përveç se për të zbukuruar debutimin e holandezit me fanellën e ‘Djajve të kuq’.

Për rezultatin final mendoi, Wilfried Zaha, i cili në minutën e 85′ shënoi për 1-3, me golin e tij të dytë personal për këtë mbrëmje.

Crystal Palace tashmë numëron 6 pikë pas dy ndeshjeve në Premier League, kurse Manchester United pas ndeshjes së parë mbetet pa pikë. syrinet/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Man United assesi të kthjellet, e nis me humbje sezonin në Premier League, fiton Crystal Palace

  • 02/04/2021 at 10:23
    Permalink

    You could certainly see your enthusiasm within the article you write.
    The arena hopes for even more passionate
    writers like you who aren’t afraid to say how they believe.

    At all times follow your heart.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *