Taravari: Shumë projekte kapitale të realizuara mbrenda një periudhë të shkurtër kohore për Gostivarin tonë!

Komuna e Gostivarut është duke zhvilluar disa projekte infrastrukturore të cilat janë duke u realizuar me intensitet të shtuar. Në këtë kontekst, në disa lagje të qytetit dhe fshatrat përreth janë asfaltuar disa rrugë me gjatësi mbi dy kilometra për brenda dhjetë ditësh. Periudhën e njejtë kohore kemi përfunduar mbi pesë kilomtera kanalzim, dhe po aq janë në fazën përfundimtare.

Në dy lagje të qytetit punohet në finalizimin e punimeve të rrjetit të ri të ujësjellësit, ndërkohë në disa fshtra dhe disa pjesë të qytetit kemi vendosur ndriçim të ri publik , duke ndërruar kështu mbi 100 llamba të vjetra me të reja LED për më pak se dy javë.

Ndërkohë, para fillimit të vitit të ri nëpër shkollat ka pasur rinovme dhe paisje të reja për punë. Bëhet fjalë për dhjetë shkolla te të cilat është punuar, ku ndihmë kemi pasur edhe nga prindër dhe kompani të ndryshme.

Para fillimit me punë, nëpër çerdhet e qytetit kishte poashtu investime dhe gati çdo objekt kemi pajisur me mjete të reja pune.

Gjatë kësaj periudhe, pra nga fillimi i shtatorit kemi krijuar mbi dy kilometra shteg për biçikleta, së shpejti do të lëshojmë në përdorim edhe zonën për këmbësorë në pjesën qendrore të qytetit.

Në drejtim të higjienës publike, kemi vendosur shporta të reja për ricikmim të mbeturinave dhe shërbmi i higjienës publike është duke punuar vazhdimisht me tre turne.

Të nderuar qytetarë, qeverisjen që ne kemi udhëhequr vazhdueshëm kemi qenë të kujdesshme kërkesat tuaja t’i plotësojmë. Jemi shumë të lumtur, shumë të kënaqur që edhe në kohë pandemia, projektet tona nuk ngecin të cilat për një periudhë kohore derisa zgjati karantina, ishim të obliguar t’i ndërpresim.

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *