Të gjithë presin se pandemia do të përfundon, vjen paralajmërimi nga OBSH: Evropa duhet të përgatitet për rritjen e vdekjeve nga COVID-19 në tetor dhe nëntor

Evropa duhet të përgatitet për një rritje të vdekjeve të përditshme nga COVID-19 në tetor dhe nëntor, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Do të bëhet më e ashpër. Në tetor, nëntor, ne do të shohim më shumë vdekshmëri,” tha Hans Kluge, Drejtori i zyrës Evropiane të OBSH-së të hënën transmeton euronews.

Shumë vende në Evropë kohët e fundit kanë ashpërsuar masat për të kontrolluar përhapjen e SARS-CoV-2 – virusi që shkakton COVID-19 – pas javëve të rritjes së infeksioneve edhe pse numri i vdekjeve ka mbetur i qëndrueshëm.

Franca regjistroi më shumë se 10,000 infeksione të reja ditore për herë të parë që nga fillimi i pandemisë të Shtunën. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, paralajmëroi se vendi është në majën e një vale të dytë të Dielën dhe ashpërsoi kërkesat e maskës së fytyrës ndërsa në Angli, rregulla më të ashpra u prezantuan gjithashtu të hënën duke përfshirë ndalimin e mbledhjeve të më shumë se gjashtë personave, në si mjediset private ashtu edhe ato publike.

Është një moment ku vendet nuk duan të dëgjojnë këtë lajm dhe unë e kuptoj, “shtoi Kluge.

Ai tha se donte të dërgonte “mesazhin pozitiv” se pandemia “do të përfundojë, në një moment apo në një tjetër” por theksoi se një vaksinë mund të mos jetë plumbi i argjendtë që shumë shpresojnë të jetë.

“Dëgjoj gjatë gjithë kohës, ‘Vaksina do të jetë fundi i pandemisë.’ Sigurisht që jo! ” tha ai.

“Ne as nuk e dimë nëse vaksina do të ndihmojë të gjitha grupet e popullsisë. Ne po marrim disa shenja tani që do të ndihmojë për një grup dhe jo për tjetrin,” shpjegoi ai.

“Fundi i pandemisë është momenti që ne si komunitet do të mësojmë se si të jetojmë me këtë pandemi. Dhe kjo varet nga ne dhe ky është një mesazh shumë pozitiv.”

55 vendet e përfshira në rajonin e OBSH-së në Evropë po takohen praktikisht të hënën dhe të martën për të diskutuar evolucionin e pandemisë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *