Itali/ Shqiptari qëllohet me armë në mes të plazhit nga dy persona të maskuar (FOTO)

Pushuesit në plazhin e Torvaianicas në Itali, kanë mbetur të shokuar, pasi dy persona i bënë atentat një shqiptari në sytë e të gjithëve.

Mediat e huaja raportojnë se dy burra të maskuar dhe të armatosur mbërritën  me motor në afërsi të plazhit, në orën 10:30 sipas orës lokale dhe më pas njëri prej tyre qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital, ndërsa rezulton person me precedent penal. Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Itali/ Shqiptari qëllohet me armë në mes të plazhit nga dy persona të maskuar (FOTO)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *