Kreu i ASH-së me urim të veçantë për Dioguardi: Rrofsh e qofsh arbëreshi ynë Joe Dioguardi, lum shqiptarët që të kanë ndersa për mua nder që të njoh

postimi i plotë:
Para tetëdhjetë vitesh lindi, njeriu i cili ndryshoi fatin e një populli. Ishte dhe është zëri i gjith shqiptarëve kudo që jetojnë. Pa të Kosova nuk do të ishte kjo që është sot, e lirë. Ai vazhdon ta doje të lirë Kosovën e gjith Shqipërinë kudo është ajo. Të lirë jo vetëm nga të huajt që na robëruan por edhe nga tanët që na kufizojnë lirinë në emër të gjoja lirisë. Ai nuk i bën për miq të korruptuarit pa marrë parasysh gradat dhe meritat që ata i mveshin vetes nga e kaluara. Për të rëndësi ka e tanishmja dhe e ardhmja e shqiptarëve. Ai e mbron çdo shqiptar është zëri i tyre kur ata më së shumti e kanë të nevojshme. Rrofsh e qofsh arbëreshi ynë Joe Dioguardi, lum shqiptarët që të kanë ndersa për mua nder që të njoh. Ti je nga ata që i jep vërtetësi shprehjes se edhe një njeri bën histori. Urime ditëlindjen miku im, jetë të gjatë e të paçim.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Kreu i ASH-së me urim të veçantë për Dioguardi: Rrofsh e qofsh arbëreshi ynë Joe Dioguardi, lum shqiptarët që të kanë ndersa për mua nder që të njoh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *