Richard Grenell pritet të qëndrojë të hënën në Prishtinë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell pritet që nesër të qëndrojë në Prishtinë si pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi Ekzekutiv Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed.

Delegacioni amerikan, pjesë e të cilit do të jenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Departamenti i Energjisë dhe Biznesit në Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe udhëheqës të sektorit privat.

Delegacioni përveç Prishtinës, do të qëndrojë edhe në Athinë, Beograd dhe Jerusalem.

Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar paralajmëron hapjen e zyrës së parë në rajon duke vendosur një prani të përhershme në Beograd që “do të lehtësojë zbatimin e projekteve me përparësi si Autostrada e Paqes, që do të mbështesin hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në rajon”.

Kjo Korporatë Banka për Eksport-Import, nënshkruan gjatë kësaj jave letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, për të ndihmuar financimin e Autostradës së Paqes, ndërmjet të dyja vendeve. Voa/ Delegacioni përveç Prishtinës, do të qëndrojë edhe në Athinë, Beograd dhe Jerusalem.

Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar paralajmëron hapjen e zyrës së parë në rajon duke vendosur një prani të përhershme në Beograd që “do të lehtësojë zbatimin e projekteve me përparësi si Autostrada e Paqes, që do të mbështesin hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në rajon”.

Kjo Korporatë Banka për Eksport-Import, nënshkruan gjatë kësaj jave letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, për të ndihmuar financimin e Autostradës së Paqes, ndërmjet të dyja vendeve. Voa/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

13 thoughts on “Richard Grenell pritet të qëndrojë të hënën në Prishtinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *