Trump: Po i ndalim vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë

Trump tha se administrata e tij është duke i ndalur “vrasjet masive” midis Kosovës dhe Serbisë.

“Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë mes vete për aq shumë vjet. ’Ndalni vrasjet’, iu thashë. ‘Miq të bëhemi së bashku”, ka thënë Trumpi.

“E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, ka thënë ai, teksa i është referuar nominimit të tij për Nobel të Paqes.

Ndryshe, pjesa e xhirimit ku ai flet për Kosovën është shpërndarë në Twitter.

Kosova dhe Serbia nënshkruan më 4 shtator në Uashington marrëveshjen për normalizim ekonomik, pas së cilës nesër pritet në rajon të arrijë një delegacion i shtetit amerikan, përfshirë emisarin special për dialogun Richard Grenell. kosovarja-ks/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

121 thoughts on “Trump: Po i ndalim vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *