Drejtori Sela ofroi mbështetje për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe të Planifikimit Hapësinor

Drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela vizitoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe të Planifikimit Hapësinor (MMJPH) ku dhe mbajti takim pune me ministrin Naser Nuredini.

Në takim palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve, si dhe për shkallën e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, në punën e ministrisë.

Me këtë rast, ministri Nuredini e informoi drejtorin Sela rreth gjendjes kadrovike dhe gatishmërisë teknike të ministrisë në lidhje me harmonizimin e proceseve të punës me dispozitat ligjore. Nga ana tjetër, drejtori Sela ofroi zgjidhje për tejkalimin e disa kushteve të caktuara, si dhe ndihmë profesionale në pjesën e përkthimit dhe lekturimit të formularëve zyrtarë për nevojat e ministrisë.

Të dy palët е konstatuan nevojën е përparimit dhe të përshpejtimit të përpjekjeve për zbatimin e qëndrueshëm të dispozitave ligjore lidhur me përdorimin e gjuhëve dhe shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe përparimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

4 thoughts on “Drejtori Sela ofroi mbështetje për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe të Planifikimit Hapësinor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *