ESHS: Neto-rroga mesatare për muajin korrik, 27.231 denarë

Neto-rroga mesatare në korrik të këtij viti ka qenë 27.231 denarë, ndërsa bruto-rroga ka qenë 40.640 denarë. Sipas Entit shtetëror për Statistikë, në krahasim me korrikun e vitit 2019, neto rroga është më e madhe për 8,5 për qind, ndërsa bruto rroga për nëntë për qind.

“Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar në sektorët: Arsim (12,7 për qind), Informata dhe komunikime (12,4) dhe Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12,3). Rritje e neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Objekte për vendosje dhe veprimtari të servsit me ushqim (9,1 për qind), Art, zbavitje dhe rekreacion (7,1) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave (6,6)”, njofton Enti për statistikë.

Lidhur me bruto-rrogën, rritja ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen në sektorët: Arsim (13,8 për qind), Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12,6) dhe Informata dhe komunikime (12,2 për qind). Rritje e bruto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Objekte për vendosje dhe veprimtari të servsit me ushqim (9 për qind), Art, zbavitje dhe rekreacion (6,8) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave (6,6).

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

4 thoughts on “ESHS: Neto-rroga mesatare për muajin korrik, 27.231 denarë

  • 05/14/2021 at 06:32
    Permalink

    What’s Taking place i’m new to this, I stumbled upon this I have
    found It positively helpful and it has aided me out loads.
    I’m hoping to give a contribution & help other users like its aided me.
    Good job.

    Reply
  • 05/09/2021 at 00:59
    Permalink

    hi!,I really like your writing very so much! share we be in contact extra approximately your article on AOL?
    I need a specialist on this house to unravel my
    problem. Maybe that is you! Taking a look ahead to look
    you.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *