Moti me diell dhe vranësira të vogla

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, në jugperëndim vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Në ditën e fundit të verës, temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 12 gradë, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 29 gradë. Në Shkup temperatura minimale prej 10 deri në 29 gradë.

DPHM edhe për ditën e parë të vjeshtës paralajmëron mot me diell me vranësira mesatare. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitjen e shiut lokal dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *