Osmani: Interes edhe i Bullgarisë integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian

Komunikimi mes dy vendeve është forma më e mirë për tejkalimin e dallimeve. Kështu u shpreh ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë derisa komentoi memorandumin e Republikës së Bullgarisë.

Nuk preferoj të përdor vokabular të një dinamike negative si vijat e kuqe. Marrëveshja me Bullgarin ka definuar kornizën dhe instrumentet për bashkëpunimin dhe tejkalimin e dallimeve. Mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve është komunikimi. Nuk duhet të rrënojmë urrën e re të komunikimit. Është interes edhe i Republikës së Bullgarisë që i tërë rajoni të integrohet në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë Majlinda Bregu shprehet se Samiti i Sofjes do të paraqes një shans për tejkalimin e dallimeve dhe do të hap rrugën drejt zgjidhjes së problemeve.

“Bullgaria do të vazhdoj të mbetet mbështetëse e dy vendeve (Maqedonisë dhe Shqipërisë) në procesin e euro-integrimit. Samiti i Sofjes do të jetë një mundësi e mirë për tu dhënë rrugë zgjidhjes së problemeve”, deklaroi Majlinda Bregu, Këshilli rajonal për bashkëpunim. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *