Rexhepi nga BESА: Ndarja nga koalicioni, e rëndësishme për ne që të jemi më pranë elektoratit

Vetëm një muaj e gjysmë pas konstituimit të Kuvenditdhe një javë pas formimit të grupeve parlamentare, BESA vendosi që në të ardhmen të veprojë e pavarur në Parlament. BESA ka katër deputetë që mori nga listat e përbashkëta me LSDM. Kostadin Kostadinov për TV21 tha se ata kanë marr këtë vendim sëbashku.

“Vendimi i partnerit tonë të koalicionit BESA për të vepruar në mënyrë të pavarur brenda parlamentit është i përbashkët, për hir të funksionimit më efikas dhe më të mirë të shumicës,” tha Kostadinov njofton tv21

“Nuk është ikje nga koalicioni, por për të organizuar më mirë dhe për të punuar në mënyrë më efikase si BESA në parlament. Ne nuk kemi probleme me koalicionin Mundemi dhe ky vendim për të qenë jashtë tij nuk do të thotë që ne nuk do të mbështesim ligjet e iniciuara nga qeveria. “Ndarja është e rëndësishme për ne që të jemi më pranë elektoratit,” tha Kastriot Rexhepi.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *