Rrëzohet aeroplani në SHBA

Me anë të një deklarate, Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit në SHBA, ka njoftuar se katër persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani.

Sipas njoftimeve aeroplani u rrëzua teksa po përpiqej të bënte një ulje të detyruar, si pasojë e një problemi motorik.

Aksidenti tragjik ndodhi pranë aeroportit në liqenin e Hilltopit, rreth 190 kilometra në veriperëndim të Houstonit.

Aeroplani u nis nga vendpushimi i Horshu Bay me destinacion Natchitoches Louisiana. Ndërkohë mësohet se bordi Kombëtar i Sigurisë po heton këtë  ngjarje dhe po e trajton atë si një aksident. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

68 thoughts on “Rrëzohet aeroplani në SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *