Grenell në Beograd: Marrëveshja e Washingtonit – do të shndërrohet në vende pune

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, tha të martën në Beograd se dakordimi i arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë “nuk është vetëm fjalë në letër”.
Zoti Grenell i bëri këto komente gjatë vizitës në Beograd ku mbërriti të hënën në mbrëmje pas vizitës në Prishtinë si pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed.
Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë u pajtuan të martën në Beograd që të krijojnë një grup punues, i cili do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së 4 shtatorit, si dhe të ofrojnë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.
Ambasadori Grenell ritheksoi se “nuk do të ishim këtu pa presidentin Donald Trump i cili besoi se mund të bëhet diçka ndryshe dhe i cili beson se ekonomia duhet të vihet ne rend të parë. Ajo çfarë kemi bërë në Washington është e madhe, por nuk është e tëra. Duam të na mbani përgjegjës dhe ajo çfarë është në letër të shndërrohet ne vende të punës”, tha ai. Voa

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Grenell në Beograd: Marrëveshja e Washingtonit – do të shndërrohet në vende pune

  • 04/16/2021 at 12:42
    Permalink

    Very interesting info !Perfect just what I was searching for! “If you bungle raising your children, I don’t think whatever else you do matters.” by Jacqueline Lee Bouvier Kennedy Onassis.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *