Bekteshi: Gazetarët të mësojnë gjuhën shqipe

Gazetarët duhet të mësojnë gjuhën shqipe, tha sot Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. I pyetur pse filloi konferencën e sotme për shtyp në gjuhën shqipe, në vend se siç ishte planifikuar në maqedonisht, Bekteshi shpjegoi se gjuha shqipe është zyrtare në vendin tonë dhe i këshilloi gazetarët se është mirë që ata të dinë gjuhën shqipe.

Bekteshi siguroi sot që subvencionimi i punësimit në sektorin privat mbi baza etnike është parashikuar në programin qeveritar dhe i mësoi të gjithë politikanët dhe analistët që janë kundër ta lexojnë atë … Por, në pjesën e programit të cilit ai i referohet, flitet vetëm për “thirrje “inkurajim dhe bashkëpunim”, por nuk bëhet fjalë për shpenzimin e parave të shtetit për të arritur qëllimin.

Menjëherë pas promovimit të idesë, Kryeministri Zaev dhe Zëvendës Kryeministri Bitiki dolën me pikëpamjet se qeveria do të subvenciononte të gjitha rekrutimet, pavarësisht nga përkatësia etnike. Por pavarësisht nga mungesa e një konsensusi të qartë për atë që parashikon programi qeveritar, Bekteshi thotë se tashmë janë duke përgatitur masa që do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm. kanal5/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *